يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ كَثِيرًا مِنَ الْأَحْبَارِ وَالرُّهْبَانِ لَيَأْكُلُونَ أَمْوَالَ النَّاسِ بِالْبَاطِلِ وَيَصُدُّونَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ ۗ وَالَّذِينَ يَكْنِزُونَ الذَّهَبَ وَالْفِضَّةَ وَلَا يُنْفِقُونَهَا فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَبَشِّرْهُمْ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengijnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm.
Feti Mehdiu
O besimtarë, me të vërtetë shumë shenjtër dhe murg në mënyrë të palejuar e hanë pasurinë e huaj dhe shmangen nga rruga e All-llahut. Ata të cilët deponojnë ar dhe argjend, dhe nuk e shpenzojnë për hirë të All-llahut, përgëzoi për një dënim të dhembshëm,
Efendi Nahi
O besimtarë! Me të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgë hanë pasurinë e popullit – pa të drejtë dhe zmbrapin njerëzit nga rruga e Perëndisë. E, ata që e grumbullojnë arin dhe argjendin dhe nuk e shpenzojnë në rrugën e Perëndisë (si janë urdhëruar), sihariqoji me dënim të dhëmbshëm,