يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا مَا لَكُمْ إِذَا قِيلَ لَكُمُ انْفِرُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ اثَّاقَلْتُمْ إِلَى الْأَرْضِ ۚ أَرَضِيتُمْ بِالْحَيَاةِ الدُّنْيَا مِنَ الْآخِرَةِ ۚ فَمَا مَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا فِي الْآخِرَةِ إِلَّا قَلِيلٌ
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, ç’është me ju, që kur ju thuhet: “Dilni në rrugën e All-llahut!”, ju rëndoheni përtokë? A jeni më të kënaqur me jetën e dunjasë, se sa me ahiretin? Kënaqësia e jetës së dunjasë, në krahasim me ahiretin është e vogël!
Feti Mehdiu
O besimtarë, ç’u bë me ju kur u qe thënë: “Nisuni në luftë për hirë të All-llahut!” ju sikur u farkuat për toke? A jeni më të kënaqur me jetën e kësaj bote se sa me atë të botës tjetër? Kënaqësia e kësaj bote, pra, në krahasim me atë të asaj bote, është kurrgjësend.
Efendi Nahi
O besimtarë! Çka kini që ngurroni, - thuajse jeni ngjitur për tokë – kur ju thuhet: “Dilni në luftë, në rrugën e Perëndisë! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të përhershmes (amshueshmës). E, kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër – është shumë e vogël.