لَوْ كَانَ عَرَضًا قَرِيبًا وَسَفَرًا قَاصِدًا لَاتَّبَعُوكَ وَلَٰكِنْ بَعُدَتْ عَلَيْهِمُ الشُّقَّةُ ۚ وَسَيَحْلِفُونَ بِاللَّهِ لَوِ اسْتَطَعْنَا لَخَرَجْنَا مَعَكُمْ يُهْلِكُونَ أَنْفُسَهُمْ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ
Sherif Ahmeti
Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në All-llahun: “Sikur të kishim mundësi, do të dilnim me ju”. E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë.
Feti Mehdiu
Sikur fitorja të ishte afër dhe ekspedita jo fort larg, do të vinin pas, por kjo rrugë i është dukur e rëndë. Dhe ata do të betohen në All-llahun “Të kishim mundur, njëmend patëm me dalë me ju”, dhe ashtu e shkatërrojnë vetveten, sepse All-llahu di se ata janë, njëmend, rrenacakë.
Efendi Nahi
Sikur ajo të ishte një gjë e afërt dhe udhëtimi mesatar, ata do të pasonin ty. Por atyre iu dukë rrugë e largët. Dhe ata do të betohen në Perëndinë: “Sikur të kishim mundur, me siguri do të dilnim bashkë me ju”; dhe kështu ata e shkatërrojnë vetveten, e Perëndia e di se ata janë gënjeshtarë.