لَا يَسْتَأْذِنُكَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ أَنْ يُجَاهِدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنْفُسِهِمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالْمُتَّقِينَ
Sherif Ahmeti
Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të sinqertit.
Feti Mehdiu
Ata që i besojnë All-llahut dhe botës tjetër nuk kërkojnë prej teje leje që të luftojnë, me mish e me shpirt. All-llahu i di mirë të devotshmit.
Efendi Nahi
Nga ti nuk do të kërkojnë leje (të mungojnë), për të luftuar me pasurinë dhe trupin e tyre, ata që besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit. E, Perëndia i di mirë ata që ruhen nga mëkatet.