لَوْ خَرَجُوا فِيكُمْ مَا زَادُوكُمْ إِلَّا خَبَالًا وَلَأَوْضَعُوا خِلَالَكُمْ يَبْغُونَكُمُ الْفِتْنَةَ وَفِيكُمْ سَمَّاعُونَ لَهُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالظَّالِمِينَ
Sherif Ahmeti
Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejt do të përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t’ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i di shumë mirë hipokritët.
Feti Mehdiu
Po të niseshin me ju, ata vetëm do t’ju pengonin dhe shpejt do të shkaktonin përçarjen ndërmjet jush, sepse edhe ndërmjet jush ka të tillë që i dëgjojnë me andje. Mirëpo, All-llahu i di mizorët.
Efendi Nahi
Sikur të kishin dalë me ju, ata do t’u shtonin juve vetëm të keqe dhe, në mesin tuaj do të shtinin ngatërresa, duke ju dëshiruar të keqen. E, në mesin tuaj ka edhe përgjues të tyre. E Perëndia i di zullumqarët.