إِنْ تُصِبْكَ حَسَنَةٌ تَسُؤْهُمْ ۖ وَإِنْ تُصِبْكَ مُصِيبَةٌ يَقُولُوا قَدْ أَخَذْنَا أَمْرَنَا مِنْ قَبْلُ وَيَتَوَلَّوْا وَهُمْ فَرِحُونَ
Sherif Ahmeti
Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: “Ne edhe më parë kemi ndërmarrë për çështjen tonë dhe kthehen të gëzuar.
Feti Mehdiu
Nëse të bie ndonjë e mirë, ajo i dëshpron; por kur të godit ndonjë e papritur, ata thonë: Ne qysh më herët e kemi pasë parasysh punën tonë”, dhe shkojnë të gëzuar.
Efendi Nahi
Nëse të gjen ty ndonjë e mirë, ata hidhërohen, e nëse të godet ndonjë e keqe, ata thonë: “Na, edhe më parë kemi qenë të matur, dhe kthehen te të vetët me gëzim.