قُلْ هَلْ تَرَبَّصُونَ بِنَا إِلَّا إِحْدَى الْحُسْنَيَيْنِ ۖ وَنَحْنُ نَتَرَبَّصُ بِكُمْ أَنْ يُصِيبَكُمُ اللَّهُ بِعَذَابٍ مِنْ عِنْدِهِ أَوْ بِأَيْدِينَا ۖ فَتَرَبَّصُوا إِنَّا مَعَكُمْ مُتَرَبِّصُونَ
Sherif Ahmeti
Thuaj: “ç’pritni për ne tjetër, pos njerës nga dy të mirat (o fitues, o dëshmorë)? Ndërsa ne presim për ju që nga ana e All-llahut, ose nëpërmjet duarve tona, t’ju godas me dënim. Pra, ju pritni, e bashkë me ju presim edhe ne.
Feti Mehdiu
Thuaj: “A pritni diçka tjetër për ne, përveç një nga dy të mirat! Kurse ne pra, presim që All-llahu nga ana e tij ose përmjet duarve tona t’ju godasë me një dënim. Ej, pritni pra, se edhe ne po presim bashkë me ju”.
Efendi Nahi
Thuaj: “A po pritni ju për ne – hiç tjetër – përveç njërën prej dy të mirave? E, na po presim që Perëndia t’ju godet me dënim nga ana e Tij ose me duart tona. Pra, pritni ju se edhe na me ju do të presim”.
: