وَلَوْ أَنَّهُمْ رَضُوا مَا آتَاهُمُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَقَالُوا حَسْبُنَا اللَّهُ سَيُؤْتِينَا اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ وَرَسُولُهُ إِنَّا إِلَى اللَّهِ رَاغِبُونَ
Sherif Ahmeti
E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe idërguari i Tij, e të thonin: “Ne na mjafton All-llahu, All-llahu do të na furnizojë nga të mirat e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te All-llahu e mbështesim dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta)”.
Feti Mehdiu
Edhe pse duhet të kënaqen me atë çka u jep All-llahu dhe Profeti i tij dhe të thonë: “Na mjafton All-llahu, All-llahu do të na jep nga mirësia e vet, si edhe Profeti i tij, ne duam vetëm All-llahun”.
Efendi Nahi
Sikur të kënaqeshin ata, me atë që u ka dhënë Perëndia dhe Pejgamberi i Tij (do t’ishte më mirë për ta), dhe të thonin: “Na mjafton neve Perëndia; Perëndia do të na japë nga mirësitë e Veta, dhe Pejgamberi i Tij. Na, me të vërtetë, vetëm Perëndinë e dëshirojmë”.
: