الْمُنَافِقُونَ وَالْمُنَافِقَاتُ بَعْضُهُمْ مِنْ بَعْضٍ ۚ يَأْمُرُونَ بِالْمُنْكَرِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمَعْرُوفِ وَيَقْبِضُونَ أَيْدِيَهُمْ ۚ نَسُوا اللَّهَ فَنَسِيَهُمْ ۗ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ هُمُ الْفَاسِقُونَ
Sherif Ahmeti
Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.
Feti Mehdiu
Dyfytyrëshat dhe dyfytyrëshet janë si njëri tjetrit: kërkojnë të bëhen vepra të këqia dhe pengojnë nga veprat e mira, dhe i kanë shtrënguar duartë e tyre. E kanë harruar All-llahun, andaj edhe ai i ka harruar. Dyfytyrëshat janë me të vërtetë prapshtanë.
Efendi Nahi
Hipokritët dhe hipokritet janë të ngjashëm me njëri-tjetrin: kërkojnë që të bëhen vepra të këqia e pengojnë të mirat dhe janë duarshtrënguar (koprracë). Ata kanë harruar Perëndinë, por edhe Ai, i harron ata (i la pa dhuratë, si të ishin të harruar). Me të vërtetë, hipokritët janë mëkatarë.
: