كَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ كَانُوا أَشَدَّ مِنْكُمْ قُوَّةً وَأَكْثَرَ أَمْوَالًا وَأَوْلَادًا فَاسْتَمْتَعُوا بِخَلَاقِهِمْ فَاسْتَمْتَعْتُمْ بِخَلَاقِكُمْ كَمَا اسْتَمْتَعَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ بِخَلَاقِهِمْ وَخُضْتُمْ كَالَّذِي خَاضُوا ۚ أُولَٰئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ
Sherif Ahmeti
Ju hipokritë jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan ata që u takoi, sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht të dëshpruar.
Feti Mehdiu
Sikur ata, përpara jush. Ata kanë qenë më të fortë se ju dhe kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë dhe kanë çuar jetë luksoze mu sikur kanë çuar jetë luksoze ata përpara jush; Edhe ju devijuat ashtu siç kanë devijuar ata. Veprat e tyre do të zhduken edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Mu ata janë të shkatërruarit.
Efendi Nahi
(Ju jini) si ata para jush! Ata kanë qenë më të fortë se ju, kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata janë kënaqurme veprat e veta (të kësaj bote), andaj edhe ju jeni kënaqur me veprën tuaj, ashtu siç janë kënaqur me veprën e vet ata para jush; edhe ju jeni dhënë pas të këqiave, ashtu siç ishin dhënë edhe ata. Ata janë, veprat e të cilëve do t’u zhduken në këtë botë dhe në tjetrën; ata janë të shkatërruar.