اسْتَغْفِرْ لَهُمْ أَوْ لَا تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ إِنْ تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ سَبْعِينَ مَرَّةً فَلَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَهُمْ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَفَرُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ۗ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
Sherif Ahmeti
Kërko falje për ta ose mos kërko (është njejtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t’ua falë, sepse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë.
Feti Mehdiu
U lute ti për t’i falë ata apo nuk u lute, edhe sikur të lutesh shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t’ua falë atyre – ngase ata nuk e besojnë All-llahun dhe Profetin e tij. All-llahu, pra, nuk përudhë mbrapshtanët.
Efendi Nahi
U lute ti për ta ose nuk u lute, (njësoj është). Nëe ti do të kërkosh falje për ta edhe shtatëdhjetë herë, Perëndia nuk do t’i falë. Kjo është për shkak se ata e mohuan Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij. E, Perëndia, nuk e udhëzon në rrugë të mbarë popullin ngatërrestarë.