فَإِنْ رَجَعَكَ اللَّهُ إِلَىٰ طَائِفَةٍ مِنْهُمْ فَاسْتَأْذَنُوكَ لِلْخُرُوجِ فَقُلْ لَنْ تَخْرُجُوا مَعِيَ أَبَدًا وَلَنْ تُقَاتِلُوا مَعِيَ عَدُوًّا ۖ إِنَّكُمْ رَضِيتُمْ بِالْقُعُودِ أَوَّلَ مَرَّةٍ فَاقْعُدُوا مَعَ الْخَالِفِينَ
Sherif Ahmeti
Nëse All-llahu të kthen ty (prej Tebukut) te ndonjë grup i tyre (hipokritëve), e ata të kërkojnë leje për të dalë (me ty në ndonjë luftë), thuaju: “Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Ju ishit të kënaqur herën e parë që nuk luftuat, pra rrini me ata që mbetën!”
Feti Mehdiu
Dhe nëse All-llahu të kthen përsëri te një grup prej tyre, e ata të lypin leje të dalin me ty, thuaju: “Kurrë nuk do të vini me mua dhe kurr nuk do ta luftoni armikun me mua! Herën e parë keni qenë të kënaqur të mungoni, prandaj rrini me ata të mbeturit”.
Efendi Nahi
Dhe nëse të kthen Perëndia (nga lufta në Medine) te një grup i hipokritëve, e, ata kërkojnë leje nga ti, që të shkojnë me ty në luftë, thuaju (o Muhammed): “Kurrë nuk do të shkoni me mua në luftë dhe kurrë me mua nuk do tëluftoni kundër armikut! Ju, ishit të kënaqur kur nuk erdhët herën e parë, prandaj rrini me ata që ngelin pas (me gratë dhe fëmijët).