وَلَا عَلَى الَّذِينَ إِذَا مَا أَتَوْكَ لِتَحْمِلَهُمْ قُلْتَ لَا أَجِدُ مَا أَحْمِلُكُمْ عَلَيْهِ تَوَلَّوْا وَأَعْيُنُهُمْ تَفِيضُ مِنَ الدَّمْعِ حَزَنًا أَلَّا يَجِدُوا مَا يُنْفِقُونَ
Sherif Ahmeti
(nuk ka qortim) Dhe as për atë që kur erdhën te ti për t’i bartur me kafshë, u the: “Nuk kam me çka t’ju bartë. Ata u kthyen, e prej pikëllimit se nuk kishin me çka të përgatiteshin nga sytë e tyre ridhnin lotë.
Feti Mehdiu
E as atyre të cilëve kur të erdhën t’i transferosh u ke thënë: “Nuk mund të gjej me çka t’ju transferoj”, dhe u kthyen të përlotur, të pikëlluar që nuk kanë mundësi të kontribojnë,
Efendi Nahi
(e nuk ka mëkat) as për ata, të cilët vijnë te ti për të kërkuar kafshë shalimi, e ti u thua: “Unë nuk mund t’ju sigurojë kafshë shalimi”; andaj ngase nuk mundën të gjejnë shpenzime (për luftë), ata kthehen e sytë e tyre rrjedhin lotë nga dëshpërimi që nuk mundën të gjejnë mjete shpenzimi,