وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ إِلَّا رِجَالًا نُوحِي إِلَيْهِمْ مِنْ أَهْلِ الْقُرَىٰ ۗ أَفَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۗ وَلَدَارُ الْآخِرَةِ خَيْرٌ لِلَّذِينَ اتَّقَوْا ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ
Sherif Ahmeti
Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s’ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata, të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?
Feti Mehdiu
Ne as përpara teje nuk kemi dërguar tjetër, përveç njerëz nga qytetarët, të cilëve u kemi dërguar shpallje. A nuk ecin ata nëpër botë e të shohin si kanë përfunduar ata përpara tyre, ndërsa ajo botë është njëmend më e mirë për ata, të cilët po i drojnë (All-llahut), a nuk do të mblidhni mend?!
Efendi Nahi
E, Na kemi dërguar edhe para teje vetëm burra, nga banorët e qyteteve, të cilëve ua dërguam Shpalljen. E, vallë! A nuk kanë udhëtuar ata nëpër Botë, e të shohin se si ka qenë fundi i atyre që ishin para tyre? E, bota tjetër është, me të vërtetë, më e mirë për ata që i druajnë Perëndisë. A nuk po mendoni?
: