وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا قَرْيَةً كَانَتْ آمِنَةً مُطْمَئِنَّةً يَأْتِيهَا رِزْقُهَا رَغَدًا مِنْ كُلِّ مَكَانٍ فَكَفَرَتْ بِأَنْعُمِ اللَّهِ فَأَذَاقَهَا اللَّهُ لِبَاسَ الْجُوعِ وَالْخَوْفِ بِمَا كَانُوا يَصْنَعُونَ
Sherif Ahmeti
All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llah, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës.
Feti Mehdiu
All-llahu sjell si shembull një qytet, i cili ishte i sigurt dhe i qetë, që i vinte ushqimi me shumicë nga çdo anë, por (qyteti) i mohoi dhuntitë e All-llahut, prandaj All-llahu për shkak të veprimit të tillë i bëri të shijojnë urinë dhe tmerrin.
Efendi Nahi
Dhe, Perëndia sjell shembull një qytet, i cili është i sigurtë dhe i qetë, të cilit i arrinte furnizimi i bollshëm nga të gjitha anët, e që pastaj, ata mohuan dhuntitë e Perëndia, për atë që punuan ata, u dha që ta shijojnë urinë dhe frikën.
: