وَمَا بِكُمْ مِنْ نِعْمَةٍ فَمِنَ اللَّهِ ۖ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ الضُّرُّ فَإِلَيْهِ تَجْأَرُونَ
Sherif Ahmeti
Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngritni zërin (me lutje).
Feti Mehdiu
Nga All-llahu është çdo dhunt që e shijoni, e sapo u goditë ndonjë rrezik, prapë atij i luteni për ndihmë.
Efendi Nahi
Çdo dhunti që keni është nga Perëndia. E, kur t’ju godit ndonjë fatkeqësi, prap prej Tij – me zë kërkoni ndihmë.
: