وَإِنَّ لَكُمْ فِي الْأَنْعَامِ لَعِبْرَةً ۖ نُسْقِيكُمْ مِمَّا فِي بُطُونِهِ مِنْ بَيْنِ فَرْثٍ وَدَمٍ لَبَنًا خَالِصًا سَائِغًا لِلشَّارِبِينَ
Sherif Ahmeti
Ju edhe kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pinni qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.
Feti Mehdiu
Ju keni shembull edhe te kafshët: “Ne bëjmë që nga barku i tyre të pini tambël të kulluar, që bëhet nga përtypja në stomak dhe na gjaku – të shijshëm për ata që e pinë.
Efendi Nahi
Me të vërtetë, ju edhe shtazët keni shenjë të përshtatshme për mësimin tuaj; Na ju furnizojmë me atë që kanë në barkun e tyre – ndërmjet ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pijnë.