وَلَقَدْ صَرَّفْنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا الْقُرْآنِ مِنْ كُلِّ مَثَلٍ فَأَبَىٰ أَكْثَرُ النَّاسِ إِلَّا كُفُورًا
Sherif Ahmeti
Ne sqruam njerëzve në këtë Kur’an shëmbuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
Feti Mehdiu
Ne, në këtë Kur’an, u shpjegojmë njerëzve shembuj të ndryshëm, por shumica e njerëzve refuzojnë, ata vetëm mohojnë
Efendi Nahi
Na, në këtë Kur’an, u shpjegojmë njerëzve gjithfarë shembujsh, por shumica e njerëzve, kurrsesi nuk duan të besojnë.