وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَا وَيْلَتَنَا مَالِ هَٰذَا الْكِتَابِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً إِلَّا أَحْصَاهَا ۚ وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِرًا ۗ وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا
Sherif Ahmeti
Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dh thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?” dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.
Feti Mehdiu
Edhe libri u hapet dhe do të shohësh mëkatarët të frikësuar për shkak të asaj që gjenden në të. Dhe do të thonë: “Të mjerët ne, çfarë është ky libër? Nuk i ka shpëtuar as mëkati i madh as mëkati i vogël, të tëra janë evidentuar”, dhe do ta gjejnë të shkruar atë çka e kanë bërë. Zoti yt askujt nuk do t’i bëjë padrejtësi.
Efendi Nahi
Dhe, do të sillet Libri (i punëve që kanë bërë), e do t’i shohësh mëkatarët se si tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe thonë: “Të mjerët ne, çfarë është ky libër! Nuk po lëjka as të voglën as të madhen (punë) pa e numëruar”. Dhe, do të gjejnë të shënuar atë që kanë punuar. Zoti yt, nuk i bënë askujt padrejtësi.