أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ الصِّيَامِ الرَّفَثُ إِلَىٰ نِسَائِكُمْ ۚ هُنَّ لِبَاسٌ لَكُمْ وَأَنْتُمْ لِبَاسٌ لَهُنَّ ۗ عَلِمَ اللَّهُ أَنَّكُمْ كُنْتُمْ تَخْتَانُونَ أَنْفُسَكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ وَعَفَا عَنْكُمْ ۖ فَالْآنَ بَاشِرُوهُنَّ وَابْتَغُوا مَا كَتَبَ اللَّهُ لَكُمْ ۚ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الْأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الْأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ ۖ ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إِلَى اللَّيْلِ ۚ وَلَا تُبَاشِرُوهُنَّ وَأَنْتُمْ عَاكِفُونَ فِي الْمَسَاجِدِ ۗ تِلْكَ حُدُودُ اللَّهِ فَلَا تَقْرَبُوهَا ۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ آيَاتِهِ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ
Sherif Ahmeti
Natën e agjërimit u është lejuar afrimi të gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pinin derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhamia, mos t’u afroheni atyre (për marëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.
Feti Mehdiu
Ju lejohet që netëve të agjërimit, të bini me gratë tuaja. Ato janë mbulojë e juaj e ju jeni mbulojë e tyre. All-llahu e ka ditur se mund të mashtroheni, prandaj ka pranuar pendimin tuaj dhe ua ka falur. E tani bashkohuni me ato dhe kërkone atë çka ua ka caktuar All-llahu. Dhe hani e pini deri sa të dalloni vijën e bardhë të agimit nga vija e zezë, pastaj agjërimin plotësone deri në mbrëmje. Mos bini me gratë derisa sa jeni në itikafë në xhamia. Ai është kufi i All-llahut, dhe mos iu qasni! Ja, ashtu All-llahu ua sqaron njerëzve normat e veta për t’u ruajtur.
Efendi Nahi
Juve u lejohet që gjatë netëve të agjërimit t’i afroheni bashkëshorteve tuaja. Ato janë petku i juaj, e ju jeni petku i tyne. Perëndia e di mirë se ju nuk mund të duroheni, e keni tradhëtuar veten, e Perëndia u ka pranuar pendimin tuaj dhe u ka falur gabimin. Prandaj, u lejohet kontakti me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Perëndia për ju. Dhe hani e pini deri në mëngjes (deri në imsak) deri sa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi, pastaj plotësonie agjërimin deri në muzg, (deri në perëndim të diellit). Mos ju afrohuni atyre gjatë kohës, kur gjeneni në itikafë në xhami! Këta janë kufijt e Perëndisë; pra mos ju afrohuni atyre! Kështu pra, Perëndia ua shpjegon njerëzve dispozitat e veta, që të ruhen e të mos bëjnë punë të ndaluara.