وَلَا تَأْكُلُوا أَمْوَالَكُمْ بَيْنَكُمْ بِالْبَاطِلِ وَتُدْلُوا بِهَا إِلَى الْحُكَّامِ لِتَأْكُلُوا فَرِيقًا مِنْ أَمْوَالِ النَّاسِ بِالْإِثْمِ وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ
Sherif Ahmeti
Dhe mos e hani pasurinë e njëri- tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjyakatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).
Feti Mehdiu
Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të pandershme dhe mos i kontestoni ato çështje para gjygjeve për të ngrënë me vetëdije në mënyrë të palejuar pjesën e pasurisë së huaj.
Efendi Nahi
Mos i hani pasurinë njëri-tjetrit me pa të drejtë! Dhe mos u bëni mitdhënës te gjykatësit për t’i ngrënë njerëzve me tradhëti një pjesë të mallit, se ju e dini (që këto janë mëkate).