كَانَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً فَبَعَثَ اللَّهُ النَّبِيِّينَ مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ وَأَنْزَلَ مَعَهُمُ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ لِيَحْكُمَ بَيْنَ النَّاسِ فِيمَا اخْتَلَفُوا فِيهِ ۚ وَمَا اخْتَلَفَ فِيهِ إِلَّا الَّذِينَ أُوتُوهُ مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَتْهُمُ الْبَيِّنَاتُ بَغْيًا بَيْنَهُمْ ۖ فَهَدَى اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا لِمَا اخْتَلَفُوا فِيهِ مِنَ الْحَقِّ بِإِذْنِهِ ۗ وَاللَّهُ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
Sherif Ahmeti
Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan vetëm ata që kishin libër (ithëtarët e librit). E përpos atyre që iu kishte dhënë ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente të qarta, nuk kundërshtoi kush në te (në librin), po edhe atë (kundërshtim e bënë), nga zilia ndërmjet tyre, mirëpo All-llahu me mëshirën e Tij i udhëzoi ata që besuan te e vërteta e asaj për çka ishin kundërshtuar. All-llahu e vënë në rrugë të drejtë atë që dëshiron.
Feti Mehdiu
TË gjithë njerëzit janë një bashkë, dhe All-llahu ka dërguar profetët si përgëzues dhe qortues, dhe me anë të tyre ka dërguar Librin me të vërteta, për të gjykuar ndër njerëz për ato gjëra që ata kundërshtohen. Në këtë nuk janë pajtuar vetëm nga zilia ndërmjet vet, ata të cilëve u është dhënë (Libri), pasi që u kanë ardhur argumentet e qarta, por All-llahu, me vullnetin e vet i ka udhëzuar besimtarët tek e vërteta lidhur me atë për të cilën nuk janë pajtuar. All-llahu drejton në rrugë të drejtë kë të dojë.
Efendi Nahi
(Dikur) të gjithë njerëzit i kanë takuar një bashkësie (pastaj lindi mospajtimi ndër ta), dhe Perëndia u ka dërguar profetët si sihariques dhe si frikësues, dhe me ta dërgoi Libër në të cilin gjendej e vërteta, që me të, të gjykoheshin njerëzit për ato gjëra që nuk janë pajtuar. Mirëpo, njerëzit u grindën ndërmjet veti, pasi që u erdhën argumentet e qarta, nga zilia e njëri-tjetrit; dhe atëherë Perëndia, me autorizimin e Vet i udhëzoi besimtarët që ta kuptojnë të vërtetë, lidhur me atë që nuk u pajtuan ata. – Se, Perëndia e shpie në udhë të drejtë atë që don Ai.
: