وَلَا تَنْكِحُوا الْمُشْرِكَاتِ حَتَّىٰ يُؤْمِنَّ ۚ وَلَأَمَةٌ مُؤْمِنَةٌ خَيْرٌ مِنْ مُشْرِكَةٍ وَلَوْ أَعْجَبَتْكُمْ ۗ وَلَا تُنْكِحُوا الْمُشْرِكِينَ حَتَّىٰ يُؤْمِنُوا ۚ وَلَعَبْدٌ مُؤْمِنٌ خَيْرٌ مِنْ مُشْرِكٍ وَلَوْ أَعْجَبَكُمْ ۗ أُولَٰئِكَ يَدْعُونَ إِلَى النَّارِ ۖ وَاللَّهُ يَدْعُو إِلَى الْجَنَّةِ وَالْمَغْفِرَةِ بِإِذْنِهِ ۖ وَيُبَيِّنُ آيَاتِهِ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ
Sherif Ahmeti
Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëresh besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në Xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë.
Feti Mehdiu
Mos u martoni me politeiste derisa të bëhen besimtare; nuk ka dyshim se robëresha besimtare është më e mirë se politeistja, edhe sikur t’iu pëlqejë ajo. Mos u martoni me politeistët derisa të besojnë! Pa dyshim besimtari është më i mirë se politeisti, anipse juve ju pëlqen. Ata ju thërrasin për në xhehennem, kurse All-llahu, me vullnetin e vet, thërret për xhennet dhe falje, edhe ua shpjegon njerëzve argumentet e veta, ndoshta ata do të kujtohen.
Efendi Nahi
Mos u martoni me paganet, përderisa të mos bëhen besimtare. Skllavja besimtare është më e mirë se paganja, edhe nëse u pëlqen juve. Mos i martoni (kurorëzoni) muslimanet për paganë, përderisa nuk bëhen besimtarë; skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse u pëlqen juve. Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Perëndia, me mirësinë e Tij, ju thërret në xhennet e falje (të mëkateve) dhe ua shpjegon njerëzve argumentet e Veta, që të mendojnë ata.
: