وَقَالَ لَهُمْ نَبِيُّهُمْ إِنَّ آيَةَ مُلْكِهِ أَنْ يَأْتِيَكُمُ التَّابُوتُ فِيهِ سَكِينَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَبَقِيَّةٌ مِمَّا تَرَكَ آلُ مُوسَىٰ وَآلُ هَارُونَ تَحْمِلُهُ الْمَلَائِكَةُ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ
Sherif Ahmeti
Lajmëtari i tyre u tha: “Shenjë e sundimit të tij është që t’ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt, dhe që në te gjeni qetësim (shpirtëror - Sekine) nga Zoti juaj e, edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S’ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju”.
Feti Mehdiu
Profeti i tyre u tha: Shenjë e sundimit të tij do të jetë arkivoli që do t’iu arrijë, i cili u sjell qetësi nga Zoti juaj dhe mbeturina të asaj që kanë lënë populli i Musaut dhe Harunit, e këtë e bartin engjujt. Ajo është me të vërtetë një argument, nëse jeni besimtarë.
Efendi Nahi
Pejgamberi u tha atyre: “Veçoritë e sundimit të tij janë arritja e sandëkut, në të cilin ka prehje (qetësi) për ju nga Zoti juaj, dhe aty ka disa gjëra që kanë lënë familja e Musait dhe Harunit. Atë e bartin ëngjujt. Në këtë, me të vërtetë; ka argument për ju, nëse jeni besimtarë!”