لَا إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ ۖ قَدْ تَبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنَ الْغَيِّ ۚ فَمَنْ يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِنْ بِاللَّهِ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَىٰ لَا انْفِصَامَ لَهَا ۗ وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.
Feti Mehdiu
Në fe nuk ka shtyrje me dhunë. Rruga e drejtë është dalluar shumë qartë nga ajo e padrejta. Ai që nuk i beson Tagutit (djallit) por i beson All-llahut – mbahet për lidhjen më të fortë që nuk ka të këputur, - kurse All-llahu dëgjon dhe sheh çdo send.
Efendi Nahi
S’ka shtrëngim në fe se me të vërtetë është dalluar e drejta nga e shtrembëta! Ai që i mohon putat (të këqijat) dhe beson në Perëndinë – ai ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. – Se Perëndia i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
: