أَوْ كَالَّذِي مَرَّ عَلَىٰ قَرْيَةٍ وَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا قَالَ أَنَّىٰ يُحْيِي هَٰذِهِ اللَّهُ بَعْدَ مَوْتِهَا ۖ فَأَمَاتَهُ اللَّهُ مِائَةَ عَامٍ ثُمَّ بَعَثَهُ ۖ قَالَ كَمْ لَبِثْتَ ۖ قَالَ لَبِثْتُ يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ ۖ قَالَ بَلْ لَبِثْتَ مِائَةَ عَامٍ فَانْظُرْ إِلَىٰ طَعَامِكَ وَشَرَابِكَ لَمْ يَتَسَنَّهْ ۖ وَانْظُرْ إِلَىٰ حِمَارِكَ وَلِنَجْعَلَكَ آيَةً لِلنَّاسِ ۖ وَانْظُرْ إِلَى الْعِظَامِ كَيْفَ نُنْشِزُهَا ثُمَّ نَكْسُوهَا لَحْمًا ۚ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُ قَالَ أَعْلَمُ أَنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Sherif Ahmeti
Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: “Si e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij?” e All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: “Sa qëndrove (i vdekur)?” Ai tha: “Një ditë, ose një pjesë të ditës!” Ai (All-llahu) Tha:” Jo, por ke ndejtur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: “U binda se me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdo send!”
Feti Mehdiu
Ose atë, i cili, duke kaluar pranë një qyteti të rrënuar me themel, pat bërtitur: “Po si do t’i ngjallë All-llahu këta, pasi që kanë vdekur?” Dhe All-llahu e bërë këtë si të vdekur për njëqind vjet, e pastaj e ngjalli dhe i tha: “Sa ke ndejtur ashtu?” “Një ditë ose vetëm një pjesë të ditës – u përgjegj”. “Jo”, - i tha Ai, - por ke mbetur njëqind vjet. Shiko ushqimin tënd dhe pijen tënde, nuk janë prishur; shikoje edhe gomarin tënd – të të bëjmë argument për njerëzit! Po shiko edhe eshtrat – shih si po i bashkojmë, e pastaj i mveshim me mish?!” Dhe kur atij iu bë e qartë tha: “Unë e di se All-llahu ka mundësi për çdo send!”
Efendi Nahi
Ose a nuk ke dëgjuar për atë, i cili duke kaluar pranë një qyteti të rrënuar për tokë thirri: “Si do t’i ngjallë Perëndia këta që kanë vdekur?” Dhe Perëndia e vdiq atë për njëqind vjet e pastaj e ringjalli atë dhe e pyeti: “Sa kohë ke ndejtur këtu?” – Ai u përgjegj: “Një ditë ose gjysmë dite”. – “Jo” – i tha Perëndia, “por ke ndejtur njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde, - që nuk është prishur; e shikoje edhe gomarin tënd; andaj të bëmë ty dokument (dëshmi) të ringjalljes për njerëzit; e kqyri edhe eshtrat, - shih si i mbërthejmë (lidhim), e pastaj i veshim me mish”. E, kur atij iu bë e qartë, ai thirri: “Unë e di se Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë!”