وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ أَرِنِي كَيْفَ تُحْيِي الْمَوْتَىٰ ۖ قَالَ أَوَلَمْ تُؤْمِنْ ۖ قَالَ بَلَىٰ وَلَٰكِنْ لِيَطْمَئِنَّ قَلْبِي ۖ قَالَ فَخُذْ أَرْبَعَةً مِنَ الطَّيْرِ فَصُرْهُنَّ إِلَيْكَ ثُمَّ اجْعَلْ عَلَىٰ كُلِّ جَبَلٍ مِنْهُنَّ جُزْءًا ثُمَّ ادْعُهُنَّ يَأْتِينَكَ سَعْيًا ۚ وَاعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Sherif Ahmeti
“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk beson?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra e ime të ngopet (bindje)!” Ai (Zoti) tha: “Merri katër shpezë pranë vete (therri e copëtoji), e pastaj në çdo kodër vëne nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejt, e dije se All-llahu është i Gjithfuqishmi, i Urti.”
Feti Mehdiu
Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, më trego si i ngjallë të vdekurit”. Ai i tha: “A nuk beson a?” Po si jo, - tha ky, - por që të më qetësohet zemra. “Merri, - i tha, - katër zogj dhe preji, dhe nga një copë të tyre vëri në kodra të ndryshme e pastaj thirri, përnjëherë kanë për të ardhur. Dije se All-llahu është i fortë dhe i urtë”!
Efendi Nahi
E, kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregom si i ngjallë Ti të vdekurit!” – Zoti tha: “A nuk ke besuar?” – “Unë kam besuar” – u përgjegj Ibrahimi, “por po dëshiroj të më qetësohet zemra (duke e parë mënyrën e ringjalljes)”. Perëndia i tha: “Merri katër zogj, afroi pranë veti (therri e coptoji), e shpërndaji në çdo kodër nga një copë prej tyre, e pastaj thirri! Ata do të vijnë me të shpejtë. Dije, se Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.