وَمَثَلُ الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمُ ابْتِغَاءَ مَرْضَاتِ اللَّهِ وَتَثْبِيتًا مِنْ أَنْفُسِهِمْ كَمَثَلِ جَنَّةٍ بِرَبْوَةٍ أَصَابَهَا وَابِلٌ فَآتَتْ أُكُلَهَا ضِعْفَيْنِ فَإِنْ لَمْ يُصِبْهَا وَابِلٌ فَطَلٌّ ۗ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
Sherif Ahmeti
E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni.
Feti Mehdiu
Kurse ata që shpenzojnë pasuritë e veta me dëshirë që të mbërrijnë kënaqësinë e All-llahut dhe që ta forcojnë vetveten, i shëmbëllejnë një kopshtit në rrafshlartë ku bie shumë shi, andaj edhe jep fryt të dyfisht; Nëse nuk ka shi të mjaftueshëm, rigon ose ka vesë. All-llahu sheh se çka punoni.
Efendi Nahi
Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për hirë të Perëndisë dhe që e forcojnë veten me punë të mira, i gjasojnë kopshtit të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm andaj jep fryt të dyfishtë. Nëse nuk bie shi i bollshëm, bie vesë (jep fryt). Perëndia i sheh mirë punët që bëni ju.
: