إِنْ تُبْدُوا الصَّدَقَاتِ فَنِعِمَّا هِيَ ۖ وَإِنْ تُخْفُوهَا وَتُؤْتُوهَا الْفُقَرَاءَ فَهُوَ خَيْرٌ لَكُمْ ۚ وَيُكَفِّرُ عَنْكُمْ مِنْ سَيِّئَاتِكُمْ ۗ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
Sherif Ahmeti
Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon të këqiat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat e juaja.
Feti Mehdiu
Bukur është kur jepni lëmoshë haptazi, por është më mirë për ju nëse ia jepni të varfërve fshehurazi. Dhe Ai do t’ua mbulojë disa vepra tuaja të këqia. All-llahu është i informuar se ç’bëni.
Efendi Nahi
Nëse lëmoshën e jepni haptazi, kjo është mirë, e nëse ua jepni të varfërve fshehurazi – ajo është edhe më mirë, dhe Ai ua shlyen disa nga mëkatet tuaja. – Se Perëndia i di mirë ato që punoni ju.