لَيْسَ عَلَيْكَ هُدَاهُمْ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ ۗ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ خَيْرٍ فَلِأَنْفُسِكُمْ ۚ وَمَا تُنْفِقُونَ إِلَّا ابْتِغَاءَ وَجْهِ اللَّهِ ۚ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ خَيْرٍ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنْتُمْ لَا تُظْلَمُونَ
Sherif Ahmeti
“Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë ate që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t’u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos ju dëmtuar.”
Feti Mehdiu
Nuk është puna e jote përudhja e tyre, sepse All-llahu përudhë kë të dojë Ai. Çkado që shpenzon nga mirësia, e keni për vete dhe ju çkado që të jepni të tjerëve le të jetë vetëm për hirë të All-llahut dhe, ajo që e shpenzoni për të irë, do t’iu kompenzohet dhe nuk do të jeni të dëmtuar.
Efendi Nahi
Nuk është obligim yti (o Muhammed!) t’i udhëzosh ata në rrugë të drejtë, por Perëndia e udhëzon kënd të dojë në rrugën e drejtë. Çfarëdo ndihme të mirë që bëni, (shpërblimi) është në dobi të juaj, se ju këtë e bëni vetëm për hirë të Perëndisë! Çfarëdo që jepni ju nga të mirat do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.
: