لِلْفُقَرَاءِ الَّذِينَ أُحْصِرُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ لَا يَسْتَطِيعُونَ ضَرْبًا فِي الْأَرْضِ يَحْسَبُهُمُ الْجَاهِلُ أَغْنِيَاءَ مِنَ التَّعَفُّفِ تَعْرِفُهُمْ بِسِيمَاهُمْ لَا يَسْأَلُونَ النَّاسَ إِلْحَافًا ۗ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
(Jepni) për të varfërit që janë të angazhuat në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë në tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të raskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzisin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s’ka dyshim se All-llahu e di atë mirë.
Feti Mehdiu
Të varfërit të cilët janë të angazhuar në rrugë të All-llahut dhe nuk mund të fitojnë, i painformuari i konsideron këta si të pasur, për shkak të modestisë së tyre; Do t’i njohish sipas pamjes së tyre, ata nuk u mërziten njerëzve duke lypur. Dhe çkado që të jepni për të mirë, All-llahu me siguri e di.
Efendi Nahi
(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët, të angazhuar në rrugën e Zotit nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Pasi që ata janë modest e nuk lypin, ai, që nuk i njeh ata, kujton se janë pasanikë. I njeh ata në fizionominë e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Perëndia i di ato.
: