وَإِنْ كُنْتُمْ عَلَىٰ سَفَرٍ وَلَمْ تَجِدُوا كَاتِبًا فَرِهَانٌ مَقْبُوضَةٌ ۖ فَإِنْ أَمِنَ بَعْضُكُمْ بَعْضًا فَلْيُؤَدِّ الَّذِي اؤْتُمِنَ أَمَانَتَهُ وَلْيَتَّقِ اللَّهَ رَبَّهُ ۗ وَلَا تَكْتُمُوا الشَّهَادَةَ ۚ وَمَنْ يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُ آثِمٌ قَلْبُهُ ۗ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le të ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.
Feti Mehdiu
Nëse jeni në rrugë e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (kapar)! Dhe nëse njëri te tjetri siguroni diçka, ai le ta arsyetojë besimin e shprehur dhe le t’i frikësohet le ta arsyetojë besimin e shprehur dhe le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të vet. Dhe mos e fshehni dëshminë, se kush e fsheh atë, ai ka zemër mëkatare, kurse All-llahu e di çka punoni.
Efendi Nahi
E, nëse jeni në udhëtim e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng. Dhe nëse njëri prejjush ka besim në tjetrin, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që e ka marrë në besim dhe le t’i frikohet Perëndisë, Zotit të vet. Mos fshihni dëshminë; se kush e fsheh ate, zemra e tij është mëkatare. Se, Perëndia di çdo gjë që punoni ju.
: