لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَإِنْ تُبْدُوا مَا فِي أَنْفُسِكُمْ أَوْ تُخْفُوهُ يُحَاسِبْكُمْ بِهِ اللَّهُ ۖ فَيَغْفِرُ لِمَنْ يَشَاءُ وَيُعَذِّبُ مَنْ يَشَاءُ ۗ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Sherif Ahmeti
Të All-llahut janë ç’ka në qiell dhe ç’ka në tokë, e për atë që e keni në veten tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t’ju marrë në llogari, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
Feti Mehdiu
Të All-llahut janë gjithçka ka në qiej dhe në tokë! E shprehët ju atë çka mbani në shpirt apo e fshehët, All-llahu për atë do t’iu kërkojë llogari; kujt të dojë ai fal dhe e dënon kë të dojë. All-llahu ka mundësi për çdo send.
Efendi Nahi
Të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. I tregoni ju ato që kini në shpirtin tuaj, apo i fshehni, Perëndia do t’ju pyet për të dhe do ta falë kënd të dojë, e do ta dënoj kënd të dojë. Se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm.
: