آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِ مِنْ رَبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ ۚ كُلٌّ آمَنَ بِاللَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْ رُسُلِهِ ۚ وَقَالُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا ۖ غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ
Sherif Ahmeti
I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut dhe melekëve të Tij dhe të dërguarve të Tij. “Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij”, dhe thanë: “Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë).”
Feti Mehdiu
Profeti beson në atë çka i shpallet nga Zoti i tij, edhe besimtarët: secili i beson All-llahut, edhe engjujve të tij, edhe librave të tij, edhe profetëve të tij. “Ne nuk dallojmë asnjë nga profetët e tij”. Dhe thanë: “Dëgjuam dhe iu bindëm; Na fal o Zoti ynë; Te Ti do të kthehemi.”
Efendi Nahi
Pejgamberi beson në ate që i është shpallur (Kur’ani) nga Zoti i tij, dhe besimtarët; - të gjithë ata besojnë Perëndinë, engjëjt e Tij, Librat e Tij dhe pejgamberëve të Tij: “Na nuk e dallojmë asnjerin nga pejgamberët e Tij”. Ata thonë: “Na dëgjuam dhe përulemi, - falna neve o Zoti ynë dhe te Ti do të kthehemi!
: