لِيَجْزِيَهُمُ اللَّهُ أَحْسَنَ مَا عَمِلُوا وَيَزِيدَهُمْ مِنْ فَضْلِهِ ۗ وَاللَّهُ يَرْزُقُ مَنْ يَشَاءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ
Sherif Ahmeti
(ata i luten) që Allhu t’i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do.
Feti Mehdiu
All-llahu do t’i shpërblejë më mirë se ç’kanë vepruar dhe do t’ua shtojë edhe më tepër nga mirësia e Tij; All-llahu e furnizon kë të dojë pa e matur.
Efendi Nahi
(e lavdërojnë Perëndinë) që Perëndia t’i shpërblejë ata me dhuratat më të mira për atë që kanë punuar, e që t’jua shtojë atyre dhuntinë e Tij. E, Perëndia e furnizon kë të dojë, pa llogari.