وَالَّذِينَ كَفَرُوا أَعْمَالُهُمْ كَسَرَابٍ بِقِيعَةٍ يَحْسَبُهُ الظَّمْآنُ مَاءً حَتَّىٰ إِذَا جَاءَهُ لَمْ يَجِدْهُ شَيْئًا وَوَجَدَ اللَّهَ عِنْدَهُ فَوَفَّاهُ حِسَابَهُ ۗ وَاللَّهُ سَرِيعُ الْحِسَابِ
Sherif Ahmeti
E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t’i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe ai do t’ia japë llogarinë e tij. Alahu është i shpejtë në llogaritje.
Feti Mehdiu
Veprat e atyre që nuk besojnë janë si një brrakë në rrafshirë në të cilën i etshmi kujton se ka ujë, derisa të vijë aty ku nuk gjen asgjë, por do të gjejë atje All-llahun dhe Ai do t’ia paguaj plotësisht llogarinë e tij, sepse All-llahu është shumë i shpejtë në llogaritje.
Efendi Nahi
E, veprat e atyre që nuk besojnë, janë si mjegullirë (fatamorgana) në rrafshirë, të cilën, i etshmi e konsideron ujë, por kur të arrijë tek ai vend, nuk gjen asgjë, - e do të hasë në dënimin e Perëndisë dhe Ai ia paguan llogarinë e tij, se Perëndia është llogaritës i shpejtë,