أَوْ كَظُلُمَاتٍ فِي بَحْرٍ لُجِّيٍّ يَغْشَاهُ مَوْجٌ مِنْ فَوْقِهِ مَوْجٌ مِنْ فَوْقِهِ سَحَابٌ ۚ ظُلُمَاتٌ بَعْضُهَا فَوْقَ بَعْضٍ إِذَا أَخْرَجَ يَدَهُ لَمْ يَكَدْ يَرَاهَا ۗ وَمَنْ لَمْ يَجْعَلِ اللَّهُ لَهُ نُورًا فَمَا لَهُ مِنْ نُورٍ
Sherif Ahmeti
Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë.
Feti Mehdiu
Ose janë si një errësirë mbi detin e thellë, të cilën e mbulojnë valët njëra pas tjetrës, kurse mbi të janë retë krejt të errëta njëra mbi tjetrën, gisht në sy nuk shihet; Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, për atë nuk ka dritë.
Efendi Nahi
ose (veprat e tyre) jnë si errësirat në detin e thellë, të cilat i mbulon dallga pas dallgës, mbi të cilat gjenden rëtë, errësira – njëra mbi tjetrën, aq sa dorën e vet (kur ta zgjatë njeriu) gati mos ta shohë. Kujt mos t’i japë Perëndia dritë (udhëzim), nuk do të ketë (kurrfarë) dritë për të.