أَمَّنْ جَعَلَ الْأَرْضَ قَرَارًا وَجَعَلَ خِلَالَهَا أَنْهَارًا وَجَعَلَ لَهَا رَوَاسِيَ وَجَعَلَ بَيْنَ الْبَحْرَيْنِ حَاجِزًا ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
Sherif Ahmeti
A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.
Feti Mehdiu
Ai i cili Tokën e ka vënë në drejtpeshim dhe nëpër të përshkoi lumenj, në të vendosi male, kurse dy dete i ndau. A ka pos All-llahut tjetër Zot? Jo, por shumica sish nuk e dinë.
Efendi Nahi
Apo është më i mirë, Ai që e ka bërë Tokën të qetë, ka bërë në të lumenj, ka ngritu në të male dhe ka bërë në mes deteve pendë (pengesë, për të mos u përzierë)? Vallë, a krahas Perëndisë, ekzistuaka zot tjetër?! Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
: