وَمَا مُحَمَّدٌ إِلَّا رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلِهِ الرُّسُلُ ۚ أَفَإِنْ مَاتَ أَوْ قُتِلَ انْقَلَبْتُمْ عَلَىٰ أَعْقَابِكُمْ ۚ وَمَنْ يَنْقَلِبْ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ فَلَنْ يَضُرَّ اللَّهَ شَيْئًا ۗ وَسَيَجْزِي اللَّهُ الشَّاكِرِينَ
Sherif Ahmeti
Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu Ne do t’i shpërblejë mirënjohësit.
Feti Mehdiu
Muhammedi është vetëm profet. Edhe përpara tij ka pasur profetë. Sikur të vdiste ai apo vritej, a do të ktheheshit gjurmëve të juaja? Kush kthehet gjurmëve të veta nuk i bën asgjë dëm All-llahut, e All-llahu do t’i shpërblejë mirënjohësit.
Efendi Nahi
Muhammedi është vetëm Profet. Por, edhe para tij ka pasur pejgamberë. E, nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa (në fe të gabuar) nuk i bënë kurrfarë dëmi Perëndisë. Se, Perëndia do t’i shpërblejë falenderuesit.