وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَنْ تَمُوتَ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ كِتَابًا مُؤَجَّلًا ۗ وَمَنْ يُرِدْ ثَوَابَ الدُّنْيَا نُؤْتِهِ مِنْهَا وَمَنْ يُرِدْ ثَوَابَ الْآخِرَةِ نُؤْتِهِ مِنْهَا ۚ وَسَنَجْزِي الشَّاكِرِينَ
Sherif Ahmeti
Askuh nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botes tjetër, edhe atij do t’ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t’i shpërblejmë.
Feti Mehdiu
Asnjë nuk vdes pa vullnetin e All-llahut në momentin e caktuar. Kush dëshiron shpërblim në këtë botë do t’ia japim, por edhe kush dëshiron shpërblim në botën tjetër do t’ia japim dhe, nuk ka dyshim, mirënjohësit do t’i shpërblejmë.
Efendi Nahi
Çdo gjallesë vdes vetëm me vendimin e Perëndisë, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Na ia japim, e kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër na ia japim, dhe me siguri i shpërblejmë falenderuesit.