يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ كَفَرُوا وَقَالُوا لِإِخْوَانِهِمْ إِذَا ضَرَبُوا فِي الْأَرْضِ أَوْ كَانُوا غُزًّى لَوْ كَانُوا عِنْدَنَا مَا مَاتُوا وَمَا قُتِلُوا لِيَجْعَلَ اللَّهُ ذَٰلِكَ حَسْرَةً فِي قُلُوبِهِمْ ۗ وَاللَّهُ يُحْيِي وَيُمِيتُ ۗ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
Sherif Ahmeti
O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thonin: “Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), atë (bindje), All-llahu ua bëri një dëshprim në zemrat etyre. Pse All-llahu ë është Ai që jep jetë dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh atë që ju punoni.
Feti Mehdiu
O besimtarë, mos bëheni sikur mosbesimtarët, të cilët flasin për vëllezërit e vet kur shkojnë në rrugë të largëta ose janë në betejë “Po të rrinin me ne, nuk do të ishin vrarë”. Le t’ua bëjë All-llahu atë mjerim në zemrat e tyre, All-llahu ngjallë dhe i vdes. All-llahu i sheh të tëra se ç’po bëni.
Efendi Nahi
O besimtarë! – mos bëni si mohuesit që u thonin vëllezërve kur (këta) niseshin në udhëtim ose në luftim: “Sikur të rrinit me ne, nuk do të vdisnit as nuk do të vriteshi” – që këtë Perëndia t’ua bëjë pikëllim në zemrat e tyre; edhe jeta edhe vdekja janë vepër e Perëndisë. Ai i sheh të gjitha punët që bëni ju.
: