وَإِذْ أَخَذَ اللَّهُ مِيثَاقَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ لَتُبَيِّنُنَّهُ لِلنَّاسِ وَلَا تَكْتُمُونَهُ فَنَبَذُوهُ وَرَاءَ ظُهُورِهِمْ وَاشْتَرَوْا بِهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۖ فَبِئْسَ مَا يَشْتَرُونَ
Sherif Ahmeti
Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që i pat dhënë libri: që githqysh t’ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.
Feti Mehdiu
Dhe kur All-llahu e mori besën prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, me siguri do t’ua sqarojnë njerëzve dhe nga ai nuk do të fshehin asgjë, ata pastaj e lanë këtë pas shpine (Librin) dhe patën blerë me të diçka që vlen fort pak. Sa e keqe është ajo çka kanë blerë ata!
Efendi Nahi
Kujtoje (o Muhammed!) kohën kur Perëndia mori premtimin nga ata, që u është dhën Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe me siguri nuk do të fshehin asgjë nga ai; e ata pastaj e hodhën pas shpine (nuk vepruan sipas tij) dhe atë (premtimin) e ndërruan për një vlerë të vogël. E, sa këmbim i shëmtuar është ai që bënë ata!