فَلَمَّا قَضَيْنَا عَلَيْهِ الْمَوْتَ مَا دَلَّهُمْ عَلَىٰ مَوْتِهِ إِلَّا دَابَّةُ الْأَرْضِ تَأْكُلُ مِنْسَأَتَهُ ۖ فَلَمَّا خَرَّ تَبَيَّنَتِ الْجِنُّ أَنْ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ الْغَيْبَ مَا لَبِثُوا فِي الْعَذَابِ الْمُهِينِ
Sherif Ahmeti
E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër, nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
Feti Mehdiu
Dhe kur zbatuam vdekjen ndaj tij, për vdekjen e tij nuk i njoftoi askush përveç “Dabbetul erdit” që hante shkopin e tij dhe kur ai u rrëzua, exhinët e kuptuan se sikur ta dinin fshehtësinë nuk do t’i ekspozoheshin dënimit të turpshëm.
Efendi Nahi
E, kur Ne atij ia caktuam vdekjen, atyre nuk u dha shenjë askush, për vdekjen e tij, pos krimbit të drurit (i cili ia brejti shkopin). Dhe, pasi u rrëzua (Sulejmani, iu shkatërrua shkopi), u bë e qartë se xhindët – sikur ta dinin të padukshmen (vdekjen e tij), nuk do të mbetnin në dënimin e poshtëruar.