وَمَنْ يَكْسِبْ خَطِيئَةً أَوْ إِثْمًا ثُمَّ يَرْمِ بِهِ بَرِيئًا فَقَدِ احْتَمَلَ بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِينًا
Sherif Ahmeti
Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.
Feti Mehdiu
E kush bën gabim a mëkat dhe me at sulmon dikë të pafajshëm, i ka ngarkuar vetes haptazi shpifje dhe mëkat.
Efendi Nahi
Kush bën ndonjë mëkat me hapir (pa qëllim) ose me qëllim, pastaj ia mvesh të pafajshmit, atëherë ai ka ngarkuar në vete një shpiftje dhe sheshazi ka bërë mëkat.