وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكَ وَرَحْمَتُهُ لَهَمَّتْ طَائِفَةٌ مِنْهُمْ أَنْ يُضِلُّوكَ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّا أَنْفُسَهُمْ ۖ وَمَا يَضُرُّونَكَ مِنْ شَيْءٍ ۚ وَأَنْزَلَ اللَّهُ عَلَيْكَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَعَلَّمَكَ مَا لَمْ تَكُنْ تَعْلَمُ ۚ وَكَانَ فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكَ عَظِيمًا
Sherif Ahmeti
E sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, poos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojë asgjë. All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e All-llahut ndaj teje është shumë e madhe.
Feti Mehdiu
Të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj teje, një grup nga ata kanë pasur ndërmend të të mashtrojnë, por s’mashtruan tjetër pos vetveten, kurse ty nuk të dëmtuan fare. Ty All-llahu ta shpalli Librin dhe urtësinë dhe të ka mësuar atë që nuk e ke ditur; mirësia e All-llahut është e madhe ndaj teje.
Efendi Nahi
Sikur mos ta kishe mirësinë e Perëndisë dhe mëshirën e Tij, gjithsesi, do të përpiqej një grup i tyre (mohuesve) që të të nxjerrin ty nga udha e drejtë. Ata me këtë e humbin vetëm vetveten, e ty nuk të bëjnë kurrfarë dëmi. Perëndia, ty ta ka shpallur Librin (Kur’anin) dhe dijeninë e plotë, dhe të mësoi ty atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Perëndisë në ty është shumë e madhe.