وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَنُدْخِلُهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۖ وَعْدَ اللَّهِ حَقًّا ۚ وَمَنْ أَصْدَقُ مِنَ اللَّهِ قِيلًا
Sherif Ahmeti
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i vendosim në Xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë përgjithmonë. Premtimi i saktë i All-llahut. E kush mund të jetë më saktë në fjalë se All-llahu?
Feti Mehdiu
Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira do t’i shpiem në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të jenë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut është i vërtetë, e fjalët e kujt janë më të sinqerta se të All-llahut!
Efendi Nahi
Ata që besojnë dh bëjnë vepra të mira, Na do t’i shpiem në kopshte të xhennetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt, ku do të qëndrojnë vazhdimisht e përgjithmonë. Ky është premtimi i vërtetë i Perëndisë. E kush është më i vërtetë se Perëndia në fjalë?!
: