وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ مُحِيطًا
Sherif Ahmeti
Vetëm të All-llahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.
Feti Mehdiu
Gjithë çka ka në qiej dhe në tokë është e All-llahut; dhe All-llahu i përfshinë në dijeninë e tij të gjitha.
Efendi Nahi
Të Perëndisë janë të gjitha çka gjenden në qiej dhe në Tokë dhe Perëndia i përfshin të gjitha (me dijeninë dhe pushtetin e Tij).