وَيَسْتَفْتُونَكَ فِي النِّسَاءِ ۖ قُلِ اللَّهُ يُفْتِيكُمْ فِيهِنَّ وَمَا يُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ فِي يَتَامَى النِّسَاءِ اللَّاتِي لَا تُؤْتُونَهُنَّ مَا كُتِبَ لَهُنَّ وَتَرْغَبُونَ أَنْ تَنْكِحُوهُنَّ وَالْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ الْوِلْدَانِ وَأَنْ تَقُومُوا لِلْيَتَامَىٰ بِالْقِسْطِ ۚ وَمَا تَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِهِ عَلِيمًا
Sherif Ahmeti
Kërkojnë prej teje (Muhammed) përgjigje - fetva për (çështjen) gratë. Thuaju: “All-llahu ju sqaron nga libri (Kur’ ani) përkitazi me gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni me to, e nuk u jep atë që është caktuar (niqah ose miras), (ju sqaron) lidhur me të paaftit (fëmijët jetimë) dhe që të mbani drejtësi ndaj jetimëve! Dhe, çfarëdo të mire që punoni, All-llahu di shumë për të.
Feti Mehdiu
Kërkojnë prej teje norma për gratë. Thuaj: “All-llahu do t’ua sqarojë normat për ato, edhe për atë që është komunikuar në Libër për femrat bonjake, të cilave nuk u jipet ajo që u takon me ligj dhe dëshironi të martoheni me to, edhe për fëmijtë e pafuqishëm, edhe që me bonjakët të veproni me drejtësi. Ndërkaq, All-llahu me siguri di shumë mirë për të mirat që bëni.
Efendi Nahi
Ata prej teje (o Muhammed!) kërkojnë sqarimin e çështjeve për punë të femrave. Thuaju: “Perëndia ua sqaron çështjet e atyre, dhe për atë që ua ka shpjeguar në libër mbi femrat bonjake, të cilave nuk u jepni atë që është caktuar për to, e dëshironi të martoheni me to, (dhe ju mëson) për fëmijët e mitur dhe (ju urdhëron) që të silleni drejt ndaj bonjakëve”. E, Perëndia, e di mirë për çdo të mirë që punoni.
: