يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُونُوا قَوَّامِينَ بِالْقِسْطِ شُهَدَاءَ لِلَّهِ وَلَوْ عَلَىٰ أَنْفُسِكُمْ أَوِ الْوَالِدَيْنِ وَالْأَقْرَبِينَ ۚ إِنْ يَكُنْ غَنِيًّا أَوْ فَقِيرًا فَاللَّهُ أَوْلَىٰ بِهِمَا ۖ فَلَا تَتَّبِعُوا الْهَوَىٰ أَنْ تَعْدِلُوا ۚ وَإِنْ تَلْوُوا أَوْ تُعْرِضُوا فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për horë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mmirë për ta. mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu plotësisht di ç’ka punoni.
Feti Mehdiu
O besimtarë, jini përherë të drejtë, dëshmoni për All-llahun, qoftë edhe në dëmin tuaj ose në dëm të prindërve dhe të afërmve, qoftë i pasur a i varfër, All-llahu është të kujdeset për ato! Prandaj që të jeni të drejtë mos pasoni epshet. Po në qoftë se dëshmoni padrejtësisht ose i shmangeni dëshmisë, ani, All-llahu vërtet është i njoftuar se çka punoni.
Efendi Nahi
O besimtarë! Bëhuni ithtarë të së vërtetës, duke dëshmuar në emër të Perëndisë, ajo qoftë madje edhe kundër jush, ose kundër prindërve dhe të afërmëve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Perëndia është për ata, vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! E, nëse ju ngatërroni dëshminë ose tërhiqeni (nga të dëshmuarit), Perëndia, me të vërtetë di ate ç’punoni ju.
: