وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ آيَاتِ اللَّهِ يُكْفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلَا تَقْعُدُوا مَعَهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ ۚ إِنَّكُمْ إِذًا مِثْلُهُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ جَامِعُ الْمُنَافِقِينَ وَالْكَافِرِينَ فِي جَهَنَّمَ جَمِيعًا
Sherif Ahmeti
Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që tq gjithë në Xhehennem.
Feti Mehdiu
Ai tanimë u ka zbritur Libër: kur të dëgjoni se fjalët e All-llahut mohohen dhe se tallen me ta, mos rrini me ata deri sa nuk marrin tjetër bisedë. Në të kundërtën do të jeni si ata. All-llahu me siguri do t’i bashkojë hipokritët dhe mosbesimtarët, të gjithë, në xhehennem,
Efendi Nahi
Ai, juve, madje, ua k shpallur në Libër (Kur’anin): kur të dëgjoni se mohohen argumentet e Perëndisë dhe bëjnë tallje me to, atëherë mos rrini me ata, përderisa të rrokin tjetër temë (përndryshe nëse rrini me ta), - ju atëherë (në dënime) jeni si ata. Perëndia do t’i tubojë në xhehennem të gjithë hipokritët dhe mohuesit,